Lajme

Alarmante: Drejtori i Klinikës Infektive ngre alarmin: Mbushet klinika me pacientë të prekur me koronavirus

08/26/2021 12:45
nga:Y I

2541 raste të reja me koronavirus dhe 14 viktima, u shënuan vetëm gjatë të së mërkurës në Kosovë.

Kjo shifër sipas ekspertëve dhe opozitës, është tepër e lartë dhe e paimagjinueshme për një vend të vogël si Kosova.

Arben Vishaj, u.d. drejtor i Klinikës Infektive, në një bisedë për Gazeta Blic, përveçse ka dhënë detaje mbi gjendjen e të infekturve në këtë klinikë, ka shprehur shqetësim për këtë gjendje.

Vishaj thotë se Klinika Infektive është mbushur përtej kapaciteteve që i posedojnë në dispozicion.

Ai ka bërë me dije se aktualisht janë 117 pacientë me Covid, prej tyre 13 të vaksinuar, shtatë me të dy dozat dhe gjashtë prej tyre me një dozë.

Raporti 24 orësh i Klinikës Infektive:


Për situatë e rënduar pandemike ka folur edhe anëtari i Komisionit për Shëndetësi, njëherësh me profesion mjek, deputeti Bekim Haxhiu.

Haxhiu tha për “Gazeta Blic” se situata po shkon drejt përshkallëzimit dhe kolapsimit të sistemit shëndetësor.

“Qeveria nuk është duke vepru asgjë, është vetëm duke e përkeqësu situatën. Kemi një apati të kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë. Prokuepimi i tyre kryesor është fushata elektorale dhe jo marrja me problemin kryesor në vend siç është pandemia. Nëse vazhdon kështu situata po shkon drejt përshkallëzimit, eskalimit dhe kolapsimit të sistemit shëndetësor. Duhen veprime të menjëhershme të Qeverisë që situata të vihet nën kontroll”

Haxhiu e ka cilësuar fyerje edhe mbështetjen që Qeveria ka dhënë dje për profesionistët shëndetësorë.

“Neglizhenca ndaj situatës së kaluar, pra kur situata pandemike ishte e qetë, ka prodhuar situatën e tanishme. Këty hyn edhe mosmbështetja e profesionistëve shëndetësore dhe fyerja që u ka bërë dje profesionistëve shëndetësorë me vendim të Qeverisë ku indan vetëm dy euro në ditë mbështetje për profesinistët shëndetësorë, që nuk është ,mbështetje po fyerje për ta” tha Haxhiu për Gazeta Blic.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 14 raste të vdekjes nga Covid-19 ndërsa në total numri i rasteve aktive është 23 mijë e 845.

Gjendja e rënduar vazhdon të jetë edhe në spitalet rajonale.

Në raportin 24 orësh të Spitalit të Pejës është bërë e ditur se shumica e klinikave janë mbushur me pacientë me Covid-19 ku aktualisht janë duke u trajtuar 180 pacientë .

/Gazeta Blic/

 

Rëndohet gjendja në Spitalin e Pejës, shumica e reparteve të mbushur me pacientë me Covid