Kryetari aktual i Mitrovicës që është rikandiduar për mandatin e tretë për të parin e kësaj komune, Agim Bahtiri, ka shfytëzuar rrejtin social Facebook për t’u shpotitur me Partinë Demokratike të Kosovës, ku degën e kësaj partie në Mitrovicë e ka kualifikuar si nëndegë të asaj në Skenderaj.
“Dega e PDK-së në Skenderaj – nëndega në Mitrovicë, i shtyn qytetarët të komentojnë me zor se kandidati i tyre do ta fitojë garë“ shkroi kryetari Bahtiri.
Sipas Bahtirit, gara për të parin e komunës së Mitrovicës e ka një fitues dhe një formulë, ai dhe Albin Kurti.