Lajme

Policia jep detaje për konfliktin ku u përfshi Sami Kurteshi me një anëtar të KQZ-së

08/26/2021 09:47
nga:Y I

Ditën e djeshme u raportua në media se anëtari i KQZ-së nga radhët e VV-së, Sami Kurteshi kishte sulmuar një anëtar të këtij institucioni se nuk kishte maskë.

Detaje në lidhje me këtë ngjarje janë dhënë edhe në raportin 24 orësh të Policisë.

“Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se, në korridor të objektit është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari mashkull kosovar për shkak se viktima nuk e kishte maskën. Lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitar rasti. Është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raportin e Policisë.

Por një ngjarje të tillë e ka mohuar Kurteshi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”

“Jo, nuk është e vërtetë, është gënjeshtër” tha shkurt Kurteshi për “Gazeta Blic.

 

 

“Jo, nuk është e vërtetë, është gënjeshtër”- Sami Kurteshi mohon se ka sulmuar anëtarin e KQZ-së