Lajme

Ndërron jetë edhe një i ri nga koronavirusi në Prishtinë

08/25/2021 21:31
nga:M K

Një tjetër i ri kosovar ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për Florent Kurtollin nga Prishtina, përcjell GazetaBlic.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, teksa arsyen (Covid-19) e konfirmoi edhe këshilltari i Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli.

Familjarët kanë dhënë detaje sa i përket ceremonisë së varrimit, ku e njëjta do të mbahet nesër në lagjen Arbëria të kryeqytetit.

/GazetaBlic/