Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar Pazarin e kryeqytetit, ku ka parë nga afër vështirësitë me të cilat përballen tregtarët aty.
Ai ka dëgjuar hallet e tregtarëve me të ciilat përballen çdo ditë dhe u ka premtuar përkujdesje për finalizimin e projektit për ndërtimin e Pazarit të ri.
Rama ka theksuar se tregtarët janë lënë nën mëshirën e fatit dhe se këtë gjë ata nuk e kanë merituar.
Shkrimi i plotë:
Pazari është ndër vendet më karakteristike të Prishtinës së vjetër.
Prej vitesh tregtarët e nxjerrin bukën e gojës duke punuar në të nxehtë e në të ftohtë, në kushte ekstreme e të papërshtatshme. Për fat të keq, pazari dhe tregtarët janë lënë në mëshirë të fatit.
Pata mundësi me folë nga afër me shumë prej tyre. I dëgjova me kujdes shqetësimet, pakënaqësitë e zhgënjimet e tyre. I pashë me sytë e mi kushtet e vështira me të cilat ata përballen çdo ditë.
Ju premtova se kjo vizitë nuk do të jetë e fundit. Ju premtova se do të merrem konkretisht me projektin e pazarit, duke e përmirësuar infrastrukturën dhe kushtet e tregtarëve. Pazarit do ti kthehet dinjiteti që meriton.
?Të gjithë së bashku për Prishtinën me karakter unik në botë?
#PR4PR
#Prishtina
#PerparimRama
#perPrishtinenPraktike


