Lajme

Kuçi: Kandidati i VV-së për asamble arsyetonte dhunën ndaj 16 vjeçares në Drenas, Kurti shfrytëzoi varrimin në Ferizaj për poena politikë

08/25/2021 19:27
nga:M K

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka kritikuar kryeministrin Kurti lidhur me fjalimin e këtij të fundit në varrimin e vajzës 18 vjeçare në Ferizaj.

Sipas Kuçit, kandidati për asamble, Bedri Bytyçi asokohe arsyetonte dhunën ndaj një vajze 16 vjeçareje në Drenas, kurse tani Kurti shfrytëzon varrimin për poena politikë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Në vitin 2019 ishte dhunuar një vajzë 16 vjeqare në Drenas. Fillimisht nga mësuesi i saj e më pastaj nga polici tek i cili u mundua të raportoj rastin.
Bedri Bytyqi, tani kandidat i VV-së për asamble, asokohe aryetonte dhunuesin, duke e fajsuar vajzën; veshja e saj i paska dalldisur policë e mësues.
Ja mesazhi i qartë i pushtetit për qytetarin: Kryeministri shfrytëzon varrimin e një vajze të mbytur për poena politikë e kandidati i partisë së tij për Malishevë del në protesta kundër dhunës e në anën tjetër kandidojnë apologjistë të dhunuesëve në lista për asamble. Lavdëroj institucionet me fjalë e dekurajoje raportimin e dhunës duke riprodhuar mentalitetin vrasës në formën e apologjistëve.
Luaj dy anët e kartës. Në dukje kundër dhunës, në vepra rehabilitues i mentalitet që po vran.

/GazetaBlic/