Lajme

Në mesin e tri viktimave nga COVID-19 në Shqipëri edhe një 20 vjeçar

08/25/2021 18:39
nga:Q R

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit tre persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në mesin e tyre edhe një 20 vjeçar.

Gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 janë regjistruar edhe 844 raste të reja të infektimit teksa me numrin më të lartë të të infektuarve prin Tirana me 246 raste.

Aktualisht janë shtatë mijë e 70 pacientë me COVID-19 ndërsa Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë./TCH

Kryeministri Kurti publikon të gjitha vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë së Kosovës