Rikthimi i Joao Félix dhe Hector Herrera në fushë nuk do të ndodhë këtë të dielë në ndeshjen e Atletico Madrid kundër Villarreal.
Të dyja do të jenë në dispozicion vetëm pas pushimit për ndeshjet e ekipeve kombëtare, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Marca, vetëm diçka e papritur mund të bëjë që Diego Simeone të rrezikojë kthimin e Joao Félix dhe Herrera të dielën.
Trajneri i Atleticos megjithatë, nuk ka ndërmend të rrezikojë një kthim të hershëm të tyre.
/GazetaBlic Sport


