14 persona kanë vdekur dhe 2541 raste të reja, janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda 24 orëve të fundit.
Raporti i plotë:
25 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 12.618 testime, 2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 23.845.