Sporti

Zyrtare: Ibrahimoviq nuk luan në shtator, konfirmohet rikthimi i tij për ndeshjen ndaj Kosovës

08/25/2021 14:29
nga:Gazeta Blic

Zlatan Ibrahimoviq nuk do të mund ta ndihmojë Suedinë në ndeshjet e muajit shtator.

Suedia do t’i zhvillojë tri ndeshje në muajin e ardhshëm në kuadër të kampanjës eliminatore për “Katar 2022″.

Trajneri i Suedisë, Jane Andersson ka thënë për mediat suedeze se Ibrahimoviq do të kthehet për ndeshjet e tetorit, atëherë kur luhet edhe ndeshja ndaj Kosovës.

“Kam biseduar me Ibrahimoviq. Ai është i trishtuar që nuk bashkohet dot me ekipin kombëtar për ndeshjet kualifikuese të shtatorit, por besojmë që të jetë gati për sfidat e tetorit dhe nëntorit”, ka thënë Andersson.

“Nuk kemi biseduar për diçka tjetër, thjesht të dy kemi shprehur dëshirën për të vazhduar së bashku në kombëtare”, përfundoi trajneri i Suedisë.