Sporti

Shumë sportistë janë larguar nga Afganistani pas ardhjes së talebanëve në pushtet

08/24/2021 23:35
nga:Lorik J

Fifpro, shoqata botërore e lojtarëve profesionistë, raportoi sot për evakuimin e shumë futbollistëve dhe atletëve afganë për në Australi.

Disa ditë më parë, shoqata e botërore e futbollistëve profesionistë njoftoi një aksion për të ndihmuar futbollistët në mënyrë që të largohen nga Afganistani sa më shpejt të jetë e mundur.

Të martën, organizata konfirmoi se një numër i madh i futbollistëve dhe atletëve afganë ishin evakuuar nga vendi i tyre, ku ardhja e talebanëve në pushtet është një kërcënim real për jetën e tyre.

Sipas burimeve të RMC Sport, janë midis 50 dhe 75 atletëve që kanë lënë Afganistanin.

Shumica janë vajza të reja të cilat ndihen të kërcënuara.

/GazetaBlic Sport