Lajme

LDK me mision të qartë për zgjedhjet lokale – me vëmendje sërish kah Dukagjini

08/24/2021 23:21
nga:M K
Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon përgatitjen për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.
Pas takimit të përbashkët të kryesisë me kandidatët për kryetarë që u mbajtë javën e kaluar në Pejë, kësaj radhe kreu i LDK-së takoi strukturat e kësaj partie në Klinë, Deçan e Junik, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Takime mobilizuese në Rrafshin e Dukagjinit!
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pati diskutime me strukturat e LDK-së në Klinë, Deçan dhe Junik.
Në çdo Komunë të Kosovës ku po takojmë jo vetëm strukturat udhëheqëse por edhe qytetarë të rëndomtë, po vërehet entuziazëm dhe mobilizim për ta shënuar fitoren e madhe në nivel vendi në zgjedhjet komunale të 17 tetorit.
Gjatë vizitës në këto tri komuna të Dukagjinit, adresuam dhe diskutuam sfidat dhe problemet që kanë qytetarët e kësaj ane, dhe nevojën për ndryshim.
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dhënë alternativa përbajtësore lidhur me kandidaturat jo vetëm në këto Komuna por në mbarë Kosovën.
Fitoren e kemi të përbashkët, por për të arritur atë na duhet angazhimi maksimal i secilit nga ne.
LDK, po bën rikthimin e madh!

/GazetaBlic/