Lajme

Rekord i zi në Maqedoninë e Veriut, 32 të vdekur dhe 1210 raste të reja pozitive me Covid-19

08/24/2021 23:05
nga:M K

Maqedonia e Veriut regjistroi 32 viktima nga Covid 19 në 24 orët e fundit, më e larta që nga muaji mars i këtij viti.

8 viktima janë regjistruar në Shkup, nga 6 në Tetovë dhe Gostivar, 3 në Kumanovë, 2 në Kërçovë etj.

Po ashtu janë regjistruar edhe 1 210 raste të reja nga 7 084 testime të kryera.

SBASHK-u nuk ka kërkesa, mësimi do të nisë më 1 shtator