Lajme

Xhafer Tahiri: Malet e Çyçavicës po bëhet me ujë të pijshëm, mungesë e kahmotshme

08/24/2021 20:28
nga:Q R

Në malin e Çyçavicës, në fshatin Bequk të Komunës së Vushtrrisë ka filluar ndërtimi i rezervuarit të ujit që furnizon me ujë të pijes Artakollin, Mihaliqin e Epërm e Druarin.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri me këtë rast ka thënë se është krenar sepse me këtë projekt pothuajse komplet Çyçavica po bëhet me ujë të pijes dhe po zgjidhen problemet e kamotshme të banorëve të kësaj ane për furnizim të ujit të pijes.

“Ky është projekti më jetik kapital i kësaj zone, sepse e rikthen ujin e bashkë me të edhe jetën.
Projekti po financohet nga CDI dhe Qeveria”, tha Kryetari Tahiri.

Ky investim është mirëpritur nga banorët e Artakollit duke cilësuar se puna e kryetarit aktual i cili rikandidon në zgjedhjet e 17 tetorit do i sigurojnë edhe një mandat tjetër në krye të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit.

 

Afrim Muqiqi pas anulimit të dasmave: Ka qenë vendim i ngutshëm, dasmat e aranzhuara është dashur të mbahen