Lajme

Pacolli bie në kontakt me personin që e ndihmoi policinë ta kapte Dardan Krivaqën, do ta shpërblejë atë

08/24/2021 19:24
nga:Q R

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka arritur të bie në kontakt me personin që i ndihmoi policisë ta kapte Dardan Krivaqën, të dyshuarin për vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.

Pacolli gjatë ditës ka thënë se do të ofrojë shpërblim për këdo që jep informacione që çojnë në arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares.

Kësisoj, këshilltari i tij, Naim Murseli, ka bërë me dije se Pacolli ka rënë në kontakt me personin që e lajmëroi policinë për ta kapur të dyshuarin kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, Dardan Krivaqën.

“Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vrasësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli. Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person, dhe që shpërblimi do t’i paguhet atij. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë!”, ka bërë me tutje ai.

Përgjatë së martës, policia ka arritur ta arrestojë Krivaqën në fshatin Dardani në Ferizaj.

Afrim Muqiqi pas anulimit të dasmave: Ka qenë vendim i ngutshëm, dasmat e aranzhuara është dashur të mbahen