Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se momentalisht nuk mund t’i bëjnë të ditur emrat e personave që nuk janë certifikuar.
Në një konferencë për media, Elezi ka zbuluar detaje të procedurave dhe të afateve të parapara, duke shtuar se presin nga partitë që deri nesër të zëvendësojnë emrat e kandidatëve, përcjell GazetaBlic.
“Presim deri më 25 Gusht që partitë të bëjnë zëvendësimin/përmirësimin e emrave të kandidatëve aktualë e që nuk janë certifikuar”, ka thënë mes tjerash Elezi në konferencën për media.