Lajme

Papa Françesku mund të japë dorëheqjen

08/24/2021 14:34
nga:Y I

Problemet shëndetësore të Papa Franceskut mund të çojnë në dorëheqjen e tij e dhënien e fundit të Papat të Bergoglios nisur me 13 mars 2013, po me një dorëheqje, atë të Papa Benedikti i XVI.

E përditshmja italiane “Libero” ka dhënë lajmin se Papa Francesku po përgatitet të jap dorëheqjen brenda dhjetorit të 2021.

Media italiane zbardh zëra jo të konfermuar se Ati i Shenjtë është në përgatitje të një konklave speciale për të zgjedhur zëvendësuesin e tij.

Dorëheqja e Papës lidhet me problemet shëndetësore e operacionin kirurgjik të pak javëve më parë.

“Në 17 dhjetor të këtij viti Ati i Shenjtë mbush 85 vjec, në të njëjtën moshë kur Papa Ratzinger dha dorëheqjen”, shkruan Libero duke kujtuar se në të njëjtën moshë dha dorëhqjen dhe Papa i Nderi Ratzinger, duke u tërhequr ne një jetë private e studimore.