Pasi nuk u certifikuan nga KQZ-ja, tre kandidatë për asamble të Prishtinës, ka ardhur reagimi i LVV-së, raporton Gazeta Blic.
Në reagimin e tyre thuhet se nuk u certifikuan sepse ndaj tyre është shqiptuar një dënim për pjesmarrje në protesta që kundështuan “Demarkacionin” dhe “Zajdenicën”.
“Arsye të tilla që parandalojnë pjesëmarrjen në zgjedhje të aktivistëve e disa nga asamblistëve më aktiv që kishte Kuvendi Komunal i Prishtinës janë të padrejta. Koha e ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë ka përfunduar, ligjet që barazojnë llojin e dënimit duke kufizuar kështu përfaqësimin demokratik ishin të regjimit të vjetër, në këtë mandat ne do të përkujdesemi që këto ligje të ndryshojnë. Është tjetër gjë nëse një krimineli të dënuar për krim e korrupsion i ndalohet kandidimi dhe krejt tjetër gjë nëse një ish protestuesi të dënuar i ndalohet diçka e tillë. Secili di ta bëjë këtë dallim, të cilin do të duhej ta bënte edhe vetë institucioni i KQZ-së” thuhet në reagimin e LVV-së.
Reagimi i plotë:


