Keqmenaxhimi i qendrave të vaksinimit, po bëhet edhe në QKMF-në “Fahredin Hoti” në Rahovec.
Një lexues i Gazeta Blic, ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, duke u ankuar në menaxhimin e radhëve për të marrë vaksinën anti-covid.
Radhët e gjata, mosrespektimi i termineve, persona të moshuar duke pritur jashtë në temperatura ekstreme verore e shumë anomali të tjera, thotë ky qytetar që janë duke e karakterizuar këtë qendër në Rahovec.
Ai është ankuar se përvec pritjes së madhe, personeli mjekësor, nuk janë duke e respektuar radhën e termineve, duke krijuar tollovi të panevojshme në këtë qendër të vaksinimit.
Ankesa të tilla ka pasur edhe për disa qendra tjera të vaksinimit, teksa bëhet thirrje e vazhdueshme nga institucionet që qytetarët ta marrin vaksinën.



