Një person raportohet të ketë mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në Lushnje, ndërsa një tjetër është plagosur.
Ngjarja besohet se ka ndodhur në qendër të qytetit dhe objektiv dyshohet se ka qenë pronari i “Bar Pedonales” që ndodhet në këtë qytet.
Paraprakisht dyshohet se viktima është pikërisht pronari i lokalit, B M., rreth të 40-tave, ndërsa sa i përket të plagosurit identiteti i tij nuk dihet ende.
Autorët dyshohet se kanë hapur zjarr nga një automjet në lëvizje, ndërkohë që viktima dhe i plagosuri po pinin kafe në lokal./tvklan.al.


