Rrjeti i Grave të Kosovës ka kërkuar dënim maksimal për fatjorët e vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj, raporton Gazeta Blic.
Sipas tyre ky rast shpërfaq edhe një herë mangësitë institucionale në trajtimin me seriozitet të vrasjeve ndaj grave dhe të femicidit.
Reagimi i plotë:
Dita e diel ishte e kobshme për një vajzë 18-vjeçare, e cila u la pa shenja jete në qendrën
emergjente të Ferizajt.
Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si ‘’Vrasje e rëndë’’, dhe deri më tani është arrestuar një
i dyshuar, kurse i dyshuari i dytë gjendet në arrati. Ky rast, na shpërfaq edhe një herë
mangësitë institucionale në trajtimin me seriozitet të vrasjeve ndaj grave dhe të femicidit.
Vrasja e kësaj vajze assesi nuk është rast i izoluar e as ndodhi rastësore – kjo vajzë vdiq në një
vend në të cilin çdo vrasje e grave shoqërohet me heshtje institucionale, me zvarritje të
hetimeve, dhe me dënime të ulëta për vrasësit e grave.
Si për secilën vrasje të grave nga burrat këtu kemi një zinxhir fajtorësh brenda institucioneve.
Si ka mundësi që në një institucion shëndetësor të lihet trupi i pa jetë i një gruaje, pa kurfar
llogaridhënie?
Le të kujtojmë këtu se spitalet e kanë obligim që në të gjitha rastet ku ka shenja të dhunës të
lajmërojnë institucionet e sigurisë, e të sigurohen që ushtruesit e dhunës të mos ikin.
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kërkon që hetimi i vrasjes së 18-vjeçares të jetë prioritet për
organet e hetuesisë, si dhe fajtorët të marrin dënimin maksimal. Po ashtu, përmes kësaj
kumtese njoftojmë se RrGK do ta përcjell rastin nga afër dhe do të kërkojë vënien e drejtësisë
në vend.
Njëherit, u bëjmë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në gjetjen e të dyshuarit të dytë,
kurse mediave u bëjmë thirrje që të raportojnë duke pasur në qendër të vëmendjes ruajtjen
e dinjitetit të viktimës – vetëm në këtë mënyrë secili prej nesh do të luajmë rolin që na takon
në luftimin e pakusht të vrasjes së vajzave dhe grave.
RrGK nuk do të ndalet derisa vrasjet e vajzave dhe grave të mos trajtohet vetëm si lajm ditor
apo si çështje private. ëëë.ëomensnetëork.org • Rr. Feriz Blakçori, Kati II, nr. 8 10000 Prishtinë, Kosovë • +381 (0) 38 245 850
Më poshtë mund të gjeni hulumtimin e fundit të RrGK-së, lidhur me dhunën ndaj grave dhe
reagimin institucional ndaj saj.
Rëndohet situata epidemiologjike në Kosovë, ndërpriten disa shërbime mjekësore


