Sporti

Ancelotti: Ia falëm dy pikë Levantes

08/23/2021 09:25
nga:E K

Real Madrid barazoi mbrëmë me Levanten me rezultat 3:3.

Trajneri i Reali, Carlo Ancelotti ka fajësuar gabimet e mbrojtjes për këtë barazim, shkruan GazetaBlic Sport.

Ancelotti u shpreh i kënaqur me pjesën e parë të ndeshjes por jo edhe me atë të dytën.

“Ndeshja ishte e çmendur. Pasi e kontrolluam mirë pjesën e parë, ia falëm dy pikë në pjesën e dytë”, tha Ancelotti pas ndeshjes.

“Është e vështirë ta shpjegosh, duhet të jesh i përqendruar tërë kohën dhe është e vështirë ta pranosh. Duhet të jemi më të përqendruar”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/