Sporti

Arsenal vazhdon me rekorde të errëta në sezonin e ri

08/23/2021 08:32
nga:E K

Edicioni i ri ka filluar në Premierligë, megjithatë Arsenali duket se është ai i njëjti. duke vazhduar të thyej rekorde negative të klubit.

Pasi humbën xhiron e parë të edicionit të ri ndaj Brentford me rezultat 2-0, “Gunners” tani kanë humbur edhe ndeshjen e dytë rresht, duke pësuar humbje nga rivali lokal Chelsea 2-0 në Emirates.

Klubi i Arsenalit tani ka regjistruar dy humbje pas dy xhirove të para të kampionatit duke mos shënuar në asnjërën prej tyre, për herë të parë në kampanjën e tyre të 118-të në divizion në histori të klubit.

Arsenal edhe pas humbjes së parë ndaj Brentford regjistruan një rekord të zi, duke startuar kampanjën e ligës me humbje ndaj një skuadre të promovuar kundërshtare për herë të parë që nga 1976-77 ndaj Bristol Cityt në Highbury.

Punët mund të bëhen edhe më keq për londinezët pasi xhiron e ardhshme ata sërish do të luajnë një derbi ku do ta vizitojnë kampionin, Manchester Cityn.