Sporti

Atletico Madridi vazhdon me fitore, mposht me shumë mund Elchen

08/22/2021 21:40
nga:Lorik J

Atletico Madridi e ka mposhtur Elchen në kuadër të javës së dytë në La Liga.

Ndeshja filloi mjaft e baraspeshuar, me dy skuadrat që u treguan të kujdesshme.

Por, momenti vendimtari ndeshjes erdhi në minutën e 39-të, kur Angel Correa pranoi një asistim nga Rodrigo de Paul, për të shënuar për 1-0.

Në 45 minutat e dytë, Atletico Madridi tentoi të vuloste fitoren, mirëpo haste në një mbrojtje të ngjeshur të Elches.

Deri në fund, edhe mysafirët kishin rastet e tyre shënimi, po u mungoi konkretizimi para portës së Los Rojiblancos.

Pas javës së dytë, Atletico Madridi është lider me gjashtë pikë, ndërsa në javën e tretë takohen me Villarealin.