Liverpool ka rënë dakord për shitjen e Xherdan Shaqirit te Lyon për 9.5 milionë funte.
Shaqirit i është dhënë drita e gjelbërt për të kryer vizitat mjekësore me Lyonin, pasi marrëveshja mes lojtarit dhe klubit francez është arritur, raportojnë mediat britanike, përcjell GazetaBlic Sport.
Shaqiri luajti 63 herë për Liverpoolin pas transferimit të tij prej nga Stoke City në verën e vitit 2018.
Zëvendësuesi i Shaqirit tek Liverpooli do të jetë Harvey Elliot.
/GazetaBlic Sport


