Skuadra e Dukagjinit ka mbetur me 10 lojtarë në ndeshjen ndaj Ballkanit.
Pas rishikimit me VAR, gjyqtari kryesor i ndeshjes, Visar Kastrati e ndëshkoi me të kuq Januzin, pasi sulmuesi kishte bërë një ndërhyrje të rrezikshme në Kushtrim Gashin e Ballkanit, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati aktual i takimit është 2-2.
/GazetaBlic Sport



