Sporti

Super gol në ndeshjen Ballkani – Dukagjini

08/22/2021 18:20
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit ka kaluar në avantazh ndaj Dukagjinit.

Golin e dytë në këtë duel e ka shënuar Ermal Krasniqi, shkruan GazetaBlic Sport.

Krasniqi realizoi një eurogol të vërtetë nga distanca – për ta kaluar ekipin e tij në epërsi sërish.

Ky është goli i dytë personal i Kransiqit në këtë duel.

Rezultati aktual i takimit është 2-1.

/GazetaBlic Sport