Sporti

Blendi Baftiu humb penalltinë në ndeshjen Ballkani – Dukagjini

08/22/2021 17:38
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit ka lëshuar një mundësi të artë shënimi në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Superligës ndaj Dukagjinit.

Ekipi i Bekim Isufit fitoi penallti pas gjysmë ore lojë, por kapiteni i ekipit, Blendi Baftiu nuk ishte i saktë, shkruan GazetaBlic Sport.

Goditjen e Baftiut e priti portieri i Dukagjinit, Altik Muhaxhiri.

Rezultati në këtë përballje mbetet 0-0.

/GazetaBlic Sport