Në disa paraqitje publike, kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka përmendur një objekt në lagjen “Arbëri” (ish-Dragodan), për të cilin për vite me radhë ishte përmendur si pronar i tij, raporton Gazeta Blic.
Sot, përmes një video, Haradinaj tregon se i kujt është ai objekt, duke thënë se pronar të tij, janë pikërisht personat që e akuzonin atë se ishte pronë e tij.
Daut Haradinaj thekson se nuk do t’i kursej siç thotë ai; asnjë person që bën propagandë ndaj tij, siç kanë bërë tani e shumë vite.
Edhe pas shumë vitesh po e ripërsëris: Rasti Pandora është rast për Prokurorinë. Qytetarët e Prishtinës e meritojnë ta dijnë të vërtetën rreth Pandorës
Posted by Daut Haradinaj on Sunday, August 22, 2021


