Sporti

Pacquiao pëson humbje ndaj Yordenis Ugas në rikthimin e tij në boks

08/22/2021 10:23
nga:E K

Rikthimi i Manny Pacquiao nuk shkoj mirë për të.

Filipinasi u mposht nga kundërshtari i tij Yordenis Ugas, shkruan GazetaBlic Sport.

Yordenis Ugas zuri vendin e Errol Spence Jr, pasi filipinasi e sfidoi këtë të fundit për titujt WBC dhe IBF.

Megjithatë Errol Spence u tërhoq nga dueli pas një lëndimi të marrë.

Pacquiaos u mposht nga Ugas me vendim unanim të gjyqtarëve.

Ai pas duelit ka thënë se dëshiron të relaksohet dhe nuk e di se a do pensionohet nga ky sport.

Nuk e di. Më lërni njëherë të relaksohem dhe të marr një vendim nëse do të vazhdoj të ndeshem apo jo.”

/GazetaBlic Sport/