Ranieri ka lavdëruar trajnerin e Romës, Jose Mourinho.
Ai ka thënë se Mourinho është njeriu i duhur për t’a rikthyer Romën në elitën e futbollit evropian, shkruan GazetaBlic Sport.
Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” Ranieri tha se Roma mund t’a ketë gjetur njeriun që po e kërkonte tash e sa kohë.
“Më pëlqen kjo Romë, më pëlqeu edhe ajo e vitit të kaluar sepse pashë dëshirën e lojtarëve për të ndjekur udhëzimet e Fonsecas dhe pashë dëshirën e tyre për të ecur përpara.
“Ekipi është tashmë më i fortë. Me Mourinhon ata do të jenë më të balancuar. Jam i sigurt se ai do ta çojë Romën në Ligën e Kampionëve”, tha italiani.
/GazetaBlic Sport/


