Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka folur për të ardhmen e mesfushorit francez, Paul Pogba.
Menaxheri i “Djajve të Kuq” është i bindur që Pogba nuk do të largohet nga United së paku edhe këtë verë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Po, unë pres që Paul të jetë këtu kur të vijë i pari i shtatorit,” tha fillimisht Solskajer.
“Nëse keni një kontratë pesëvjeçare ose një kontratë njëvjeçare, kur nënshkruani për Manchester United ju duhet të përballeni me sfidën e performancës në një nivel të qëndrueshëm.
Nuk jam i shqetësuar fare se kohëzgjatja e kontratës së çdo lojtari po ndryshon nivelin e motivimit dhe frymëzimit të tyre. Ju dëshironi të luani mirë për ekipin tuaj, shokët tuaj të skuadrës, veten, familjen tuaj, sa herë që luani.
Ajo që pres është që qëndrimi dhe qasja në çdo lojë është e duhura. Se ne kemi të njëjtin fokus, fokusin e duhur, profesionalizmin e duhur dhe, me këtë, nuk kam asnjë shqetësim për Paulin”, përfundoi norvegjezi.
/GazetaBlic Sport/


