Sporti

Pellegrini godet La Ligan: Është liga më e ngadaltë në botë, nuk të jep argëtim

08/22/2021 09:30
nga:E K

Menaxheri i Real Betis, Manuel Pellegrini ka goditur kampionatin spanjoll të La Ligas.

Ish-trajneri i Manchester City dhe West Ham, Pellegrini mori drejtimin e Betis në korrik 2020, duke i çuar ata vend të gjashtë dhe duke i garantuar futbollin e Europa Ligës në sezonin e tij të parë.

Ai më parë kishte qenë në krye të Villarreal, Real Madrid dhe Malagas në Spanjë para një periudhe tre-vjeçare në City, ku fitoi Premier Ligën si dhe dy Kupa të Ligës.

Kiliani së fundi ka shpërthyer me kritika rreth kampionatit spanjoll, duke theksuar mungesën e argëtimit të shfaqur në kampionatin e La Ligas.

Në një intervistë për Marcan, ai tha: “La Liga është liga më e ngadaltë në Evropë, me sasinë më të vogël të futbollit aktual.

“Njerëzit duan të shikojnë një shfaqje, dhe ne nuk po ua japim atyre. Lojtarët shikojnë të humbin kohën me zhagitjet më të mëdha, është një turp.

Ai ka shtuar gjithashtu se duhet të ekzistojë një përpjekje mes gjyqtarëve dhe lojtarëve, që ata të ndryshojnë këtë çasje.

“Ne duhet të bëjmë një përpjekje midis gjyqtarëve dhe lojtarëve në mënyrë që liga spanjolle të mos jetë kaq turp.

“Ka një shfaqje për të cilën ne duhet të kujdesemi. Njerëzit paguajnë një biletë për të parë diçka”, ka përfunduar kiliani.