Lajme

Shkuarja e mërgimtarëve, pritje të gjata edhe në kufirin Serbi-Kroaci

08/22/2021 07:12
nga:Gazeta Blic

Mërgimtarët me të përfunduar pushimet, janë drejtuar rrugëve të Evropës, ku jetojnë dhe veprojnë.

Në pikë-kalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje, ditët e fundit ka pasur vazhdimisht kolona të gjata.

Një e tillë është bërë mbrëmë në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë.