Sporti

Van Dijk nuk ka humbur kurrë një ndeshje në Anfield me Liverpool në ligë

08/21/2021 19:51
nga:E K

Mbrojtësi Virgil van Dijk është rikthyer në formën optimale fizike duke startuar në të dy ndeshjet e edicionit të ri të Premier Ligës.

Holandezi ishte i pafat sezonin e kaluar kur pësoi një lëndim të tmerrshëm në sfidën ndaj rivalit lokal Everton në tetor të vitit të kaluar, duke humbur kështu pjesën e mbetur të atij sezoni.

Lëndimi i holandezit la pasoja të mëdha tek mbrojtja e “Të Kuqve”, pasi ata i humbën disa ndeshje radhazi në stadiumin Anfield, gjë të cilën nuk e kishin bërë për afro katër vite në kompeticon, duke pasur një rekord fantastik të 68 ndeshjeve radhazi pa humbje.

Sidoqoftë, me rikthimin e Van Dijk tani në skuadër, ai është i pamposhtur në stadiumin e klubit të tij, duke e vazhduar këtë ecuri edhe në ndeshjen e sotme ndaj Burnelyt.

30-vjeçari tani ka luajtur 48 ndeshje me Liverpool në Anfield në kuadër të ligës, duke mos pasur as edhe një humbje të vetme.

Në 48 ndeshjet e zhvilluara, holandezi ka 43 fitore, 5 barazime dhe 23 porta të paprekura gjatë këtij procesi.

Për të bërë një krahasim, Van Dijk është lojtari i dytë me ecurinë më të gjatë pa humbje si vendas në kompeticion me një klub, pas Lee Sharpe i cili e kishte bërë me Manchester United për më së shumti ndeshje të zhvilluara në kompeticion si vendas pa humbur, me 59 ndeshje në total.

Mbetet të shihet nëse do të mund ta thyej këtë rekord holandezi këtë sezon.

/GazetaBlic Sport/