Ismet Munishi nuk ka dashur të prononcohet pas barazimit që skuadra e tij e kishte ndaj Drenicës në ndeshjen e parë të stinorit të ri të Superligës së Kosovës në futboll.
Trajneri i Gjilanit nuk ka folur fare për mediumin “Art Sport” që ka të drejtat e transmetimit të Superligës në këtë stinor, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Munishit u ndal që në start, pasi barazoi 1-1 me Drenicën e Tahir Lushtakut.
Madje, Drenica ishte duke triumfuar deri në minutën e 93’të të sfidës.
Denisson shënoi për Drenicën pas 15 minutave, kurse krejt në fund autogoli i Lushtakut i mundësoi Gjilanit që të marrë të paktën një pikë.
/GazetaBlic Sport


