Skuadra e Dritës ka fituar ndeshjen e parë të edicionit të ri të Superligës me përmbysje ndaj Feronikelit.
Drita ka mposhtur Feronikelin në shtëpi me rezultatin 2-1, me dy golat e Ardit Tahirit, i cili kishte një debutim ëndrrash, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Tahiri u prononcua për Art Sport, ku theksoi se është jashtëzakonisht i lumtur për këtë paraqitje të tij.
“Është vështirë me sqaru këtë debutim, për mua është një ndjenjë e jashtëzakonshme, s’kam fjalë”, tha fillimisht Tahiri për ‘Art Sport’.
“Është një skuadër mjaft e mirë, besuam që do ta rikthejmë rezultatin dhe kjo u arrit”, përfundoi 18 vjeçari.
/GazetaBlic Sport


