Sporti

Ardian Nuhiu: Më mirë të kemi shumë futbollistë, sesa të mos kemi kë të inkuadrojmë në lojë!

08/21/2021 19:31
nga:E K

Drita ka fituar me përmbysje përballë Feronikelit.

Kiqina shënoi për epërsinë e Feronikelit në fund të pjesës së parë në minutën e 44’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Heroi i këtij takimi ishte sulmuesi i ri, Ardit Tahiri i cili realizoi dy herë për tre minuta për t’ia siguruar fitoren skuadrës së Dritës.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu për “Art Sport”.

Ai tha se është i lumtur me këtë grup të lojtarëve.

“Kjo është rruga që duhet t’a kalojmë që të shkojmë në Evropë. I përgëzoj djemtë për karakterin dhe që nuk u dorezuan, nuk kisha vërejtje as në pjesën e parë. Më pëlqej karakteri i tyre, pasi besuan deri në fund dhe me meritë fituam këtë ndeshje. Kampionati është i gjatë, kemi mësuar nga viti i kaluar, tani mund të zëvendësojmë, më vjen mirë që kemi fond të futbollistëve dhe lojtarët që vijnë nga bankina, mund te shënojnë. Me mirë te më dhemb koka qe kam shumë futbollistë, sesa te mos kem kë të inkuadroj“, tha Nuhiu për ‘Art Sport’.

/GazetaBlic Sport/