Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në kuadër të xhiros së parë të Superligës së Kosovës.
Drita ka arritur të fitoj me rikthim ndaj Feronikelit, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Nuhiut ishte në disavantazh pas pjesës së parë, kur pësuan gol nga Kiqina në minutën e 44’të të takimit.
Ardit Tahiri ishte protagonisti kryesor në këtë takim, i cili shënoi dy gola të shpejtë në debutimin e tij me Dritën për t’ia siguruar tre pikë skuadrës vendase.
Llapi i Tahir Batatinës u befasua në ndeshjen e parë nga të sapo promovuarit në Superligë, KF Ulpianës.
Ulpiana befasoi në këtë xhiro duke e ndalur Llapin me rezultat 1-1.
Argjend Mustafa ishte golashënuesi i parë në këtë takim, kurse në minutën e 93’të skuadra e Batatinës gjeti golin e barazimit me anë të Firmino.
Në anën tjetër Drenica barazoi ndaj Gjilanit me rezultatin 1-1.
Golin i parë në këtë takim u shënua në minutën e 15’të të takimit nga goditja e lirë. Denisson mori përsipër ekzekutimin e goditjes së lirë dhe e la të shtangur portierin, Enea Koliqi.
Gjilani në minutat e fundit gjeti golin e barazimit, kur Shkelzen Lushtaku shënoi në portën e tij – pas goditjes së Dubovës.
/GazetaBlic Sport/


