Sporti

Përfundojnë pjesët e para të xhiros së parë në Superligën e Kosovës, këto janë rezultatet

08/21/2021 17:53
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të xhiros së parë të Superligës së Kosovës.

Drenica e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi minimale ndaj Gjilanit, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi, Denisson.

Denisson shënoi pas një goditje të bukur nga goditja e lirë në minutën e 15’të të takimit.

Edhe skuadra tjetër nga Gjilani, FC Drita është në disavantazh ndaj Feronikelit.

Feronikeli e gjeti golin e epërsisë në fund të pjesës së parë me anë të Sokol Kiqinës.

Kurse në takimin tjetër mes Llapit dhe Ulpianës pjesa e parë u mbyllë me rezultat të barabartë pa gola.

/GazetaBlic Sport/