Lajme

Bajrami: Për zgjedhjet e 17 tetorit ka një listë të pastër, ajo është lista e LDK-së!

08/21/2021 12:41
nga:Y I

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shpërndarë në profilin e saj në Facebook, raportin e IKD-së, ku është konstatuar se nëntë kandidatë për kryetarë komunash kanë probleme me ligjin, raporton Gazeta Blic.

Bajrami thotë se për zgjedhjet e 17 tetorit ka  një listë të pastër dhe ajo është lista e LDK-së.

“Për zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka një listë të pastër, lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës.#LDK” shkruan Bajrami në Facebook.

Postimi i plotë:

IKD: Nëntë kandidatë për kryetarë të komunave kanë probleme me ligjin