Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka shprehur ngushëllime familjes së 11 vjeçarit që humbi jetën pas rënies në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, raporton Gazeta Blic.
“Ngushëllime më të sinqerta familjes Ismajli. Lutem që Allahu i madhërishëm ta mëshiroj me xhenet” shkruan Bahtiri në telegramin e tij të ngushëllimit.
11 vjeçari kishte rënë disa ditë më parë në Liqenin Akumulues dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Telegrami i plotë i ngushëllimit:
Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë 11 vjeçari, i cili para disa ditësh kishte rënë në Liqenin Akumulues.
Fatkeqësisht, Blentoni nuk iu mbijetoj lëndimeve të marra nga rënia në liqe, edhe pas disa ditëve të trajtimit mjekësor.
Ngushëllime më të sinqerta familjes Ismajli. Lutem që Allahu i madhërishëm ta mëshiroj me xhenet ?
E dhimbshme: Vdes 11 vjeçari që kishte rënë pak ditë më parë në Liqenin Akumulues në Mitrovicë


