Lajme

Asamblisti i AAK-së në Gjakovë i bashkohet PDK-së

08/20/2021 21:28
nga:M K

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka konfirmuar se PDK ka siguruar një tjetër asamblist për garën e 17 Tetorit.

Bëhet fjalë për kreun e nëndegës së AAK-së në fshatin Bec, Muharrem Musa, përcjell GazetaBlic.

Musa, në zgjedhjet e vjeshtës do të jetë sërish kandidat për asamble, por kësaj radhe nën petkun e PDK-së.

/GazetaBlic/