Lajme

Tahiri: Banorët e Studimes më s’do të kenë mungesë të ujit të pijes

08/20/2021 18:54
nga:Gazeta Blic

Banorët e fshatit Studime të Vushtrrisë konkretisht lagjet Rashica dhe Sfarqa nuk do të kenë më mungesë të ujit të pijës pasi ky problem ishte krijuar nga shtypja e ultë e ujit.

Por këtij problemi do i vjen fundi pasi kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar në rrjetin social Facebook se kanë filluar ndërtimet e stacionit të pompimit.

I pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri mes të tjerash ka shkruar: “Kanë filluar punimet për ndërtimin e stacionit të pompimit në Studime e që siguron ujë të pijes për të gjitha lagjet e kësaj zone, lagjet Rashicët, Sfarqa dhe secilën shtëpi në këtë paralagje e Vushtrrisë”.

Kujtojmë se Tahiri rikandidon për kryetar të komunës së Vushtrrisë në zgjedhjet e 17 tetorit.