Lajme

Blinken: Donacioni i 500 mijë dozave e sjellë Kosovën 20 përqind më afër qëllimit për vaksinim

08/20/2021 17:59
nga:M K

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë kontingjentin e parë prej 500 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Blinken tha se këto doza e sjellin 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të Kosovës për vaksinimin.

“E dhënë përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, ka shkruar Blinken në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se sot, Kosova ka pranuar 35 mijë e 100 doza të vaksinës kundër COVID-19 Pfizer/BioNTech, dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes programit COVAX.

Kurti: Kontigjenti i SHBA-së pati mbi 35 mijë vaksina, u jemi falënderues