Edicioni i ri i Serie A do të nisë nesër.
Sezoni i ri do të fillojë me dy ndeshjet e para që do të zhvillohen nga ora 18:30, Inter – Genoa dhe Verona – Sassuolo, shkruan GazetaBlic Sport.
Legjenda dhe zëvendës presidenti i Inter, Javier Zanetti ka pranuar se sezoni i ri do të jetë i vështirë për “Nerazzurët“.
“Unë nuk mund t’i gënjej tifozët e Interit, ndoshta të tjerët e bëjnë, por unë nuk mundem.Do të jetë një sezon i vështirë dhe i komplikuar.
Kjo duhet thënë sepse duhet të jemi të drejtë me të gjithë, por gjithashtu duhet thënë se ne do të jemi konkurrues. Inzaghi po punon mirë“, tha Zanetti.
/GazetaBlic Sport/


