Edicioni i ri i Serie A do të nisë nesër.
Sezoni i ri do të fillojë me dy ndeshjet e para që do të zhvillohen nga ora 18:30, Inter – Genoa dhe Verona – Sassuolo, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i njohur italian, Fabbio Capello, ka folur në një intervistë para fillimit të sezonit të ri të ligës elitare të Italisë.
Ai ka thënë se “Nerazzurët” mbeten përsëri favorit për të fituar titullin e kampionit.
“Juventus me Max Allegrin do të gjejë sigurinë. Por Interi mbetet skuadra më e fortë, kanë shitur lojtarë të rëndësishëm, por “baza” e skuadrës ka mbetur aty. Simone Inzaghi do të duhet të bindë lojtarët se kampionatin nuk e kanë fituar vetëm Conte dhe Lukaku”, tha Capello.
/GazetaBlic Sport/


