Luftëtarët talibanë kanë qëlluar dhe vrarë një të afërm të një gazetari që punon për transmetuesin publik gjerman Deutsche Welle (DW).
Militantët po kryenin një kërkim shtëpi më shtëpi për gazetarin dhe e vranë të afërmin ndërsa po e kërkonin, njoftoi DW, transmeton Klankosova.tv.
Gazetari tani punon në Gjermani.
Talibanët gjithashtu plagosën rëndë një të afërm tjetër dhe bastisën shtëpitë e të paktën tre gazetarëve të tjerë të Deutsche Welles.
Drejtori i përgjithshëm i këtij mediumi Peter Limbourg dënoi vrasjen dhe tha se “dëshmon për rrezikun akut në të cilin ndodhen të gjithë punonjësit tanë dhe familjet e tyre në Afganistan”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Është e qartë se talibanët tashmë po kryejnë kërkime të organizuara për gazetarë, si në Kabul ashtu edhe në provincat. Po na mbaron koha!”


