Lajme

Zyrtari i LDK-së: Çfarë po fshehin Abdixhiku dhe Haziri?

08/20/2021 10:45
nga:Y I

Zyrtari i LDK-së, Naser Rugova, përmes një shkrimi në Facebook thotë se nuk e kupton arsyen e vizitës së Lumir Abdixhikut dhe Lutfi Hazirit në Shkup pasi që ditë më parë ishin takuar me Edi Ramën në Tiranë.

Rugova pyet nëse LDK-ja po antarsohet në internacionale socialiste apo dikush po punon për krijimin e një koalcioni rajonal.

“Çfarë kemi të reja e që po mbahet fshehtë?” pyet Rugova në shkrimin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Nuk e kuptova pse Lumiri dhe Lutfiu duhej të shkonin në Shkup që ta takonin Zaevin, pasi që ditë më parë e kishin takuar Ramën në Tiranë.

Çfarë kemi të reja e që po mbahet fshehtë? Po anëtarësohet LDK në internacionalen socialiste apo dikush po punon në krijimin e një koalicioni rajonal?

Ku është interesi i LDK, por edhe i Kosovës në këtë punë?