Një i burgosur nga Qendra e Paraburgimit në Hajvali është dërguar në gjendje të rëndë në QKUK, raporton Gazeta Blic.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë:
Qendra e Paraburgimit – Hajvali, Prishtinë, 19.08.2021 – 08:05. Viktima mashkull kosovar, në gjendje të rëndë është dërguar në QKUK. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.


